Një tjetër arbitre shqiptare merr stemën e FIFA-s. Bëhet fjalë për Mirela Çemerin, arbitre e kolegjiumit të Durrësit, e cila është pajisur së fundmi me “pasaportën ndërkombëtare” e që i lejon tashmë të gjykojë ndeshje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Por Mirela Çemeri nuk është arbitrja e vetme që pajiset me stemën e FIFA-s, pasi edhe dy asistentet Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu, pas punës së palodhur u shpërblyen duke u pajisur me këtë aset të rëndësishëm, shkruan FSHF, përcjell arbresh.info.
Kjo nuk është hera e parë që arbitre femra të rritura në mjedisin shqiptar arrijnë të pajisen me stema të FIFA-s, teksa më parë kanë arritur suksese të tilla edhe Emanuela Rusta si arbitre kryesore dhe Erinda Kume e Koleta Prenga si asistente.
Mungesa e energjisë, Haradinaj: Kjo qeveri e territ
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Një pjesë ...
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan