Bayern Munchen ka fituar nëntë tituj radhazi të Bundesligës dhe është kritikuar ndër vite për dominimin e kompeticionit “pa përpjekje”. Edhe pse titujt asnjëherë nuk fitohen pa mund, tani pritet të vijnë disa zgjidhje të çuditshme për të rritur konkurrencën.
Sipas “Kicker”, liga gjermane e futbollit (DFL) mund të jetë duke menduar të prezantojë një sistem play-off i cili do të përcaktonte fituesin e titullit, në vend që të fitonte ligën me pikë maksimale. Diskutimi për të prezantuar sistemin e plat-off-it mund të rritet me shpejtësi.
Shefi i DFL, Donata Hopfen tha për BILD: “Sigurisht që liga do të ishte më tërheqëse nëse do të kishte konkurrencë në krye. Nëse play-off-I na ndihmon, atëherë do të flasim për play-off”.
Bayerni nuk është kundër kësaj ideje
Kryetari i klubit, Oliver Kahn i thotë Kicker: “Mendos se është emocionuese të konsiderosh formate të reja si play off-et për Bundesligën”.
“Një format i ri do të hujë gjithashtu në fuqi në Ligën e Kampionëve nga vitit 2024 dhe ne kemi shpresa të mëdha për të”.
Bordi duket se është shumë i hapur për të përqafuar këtë sistem të ri: “Një sistem në Bundsligë me gjysmëfinale dhe finale do të thoshte emocion për tifozët. Pra, ka kuptim të luajmë me një ide të tillë. Ne te Bayern jemi gjithmonë të hapur ndaj ideve të reja”, tha Kahn.
DFL, megjithatë, nuk dëshiron të flaës shumë shpejt për marrjen e një vendimi përfundimtar, pasi këto ide aktualisht janë larg të qenit një vendim përfundimtar dhe larg zbatimi dhe strukturimit me klubet dhe përgjegjësit./Arbresh.info
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?