Humbja e Tiranës në Ballsh, në gjysëmfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë (2-1), ka ngritur pikëpyetje të mëdha. Ka zëra që thonë se kjo ndeshje ishte e trukuar, sidomos pjesa e dytë, kur bardheblutë u shfaqën të dorëzuar dhe pa dëshirë. Megjithatë, klubi 24 herë kampion i vendit i mohon kategorikisht këto zëra, duke e lidhur paraqitjen e dobët të skuadrës me faktorë të tjerë sportivë. Ja deklarata për shtyp:
“Duke marrë shkak nga situata e krijuar në media kundrejt sfidës me Bylisin, KF Tirana rrëzon poshtë të gjitha akuzat drejtuar saj. Nënvizojmë se klubi kurrsesi nuk mund të bëhet pjesë e asnjë skenari të stisur dhe iu qëndron besnik objektivave të sezonit. Të gjitha këto tymnaja krijohen për të prishur harmoninë dhe pozitivitetin që mbizotëron në klub. Jemi të gatshëm të analizojmë të gjithë situatën dashakeqe dhe mëse të gatshëm për ta ndjekur atë në organet kompetente. Asnjë aludim nuk mund të hedhë poshtë atë objektiv për të cilin ky ekip punon çdo ditë.
Ftojmë të gjitha mediat të jenë sa më korrekte në pasqyrimin e materialeve të tyre, pasi klubi ynë do të jetë transparent për gjithçka ndodh në familjen tonë. KF Tirana do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për shpifjet e bëra mbi këtë sfidë. Ky proces do të jetë i vlefshëm për të gjithë personat që do të përpiqen të dëmtojnë imazhin e klubit më të madh në vend”.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?