Tinejxheri i Barcelonës refuzon kontratën me klubin katalanas për kalimin te Man Utd

15:11 | 30 Qershor 2020
Arditë Shkodra

I riu i Barcelonës, Marc Jurado ka konfirmuar largimin e tij nga klubi katalunas pasi i mbaroi kontrata përpara një transferimi te Manchester United këtë verë.

ESPN zbuloi në maj se Jurado, i cili ka qenë te Barca për gati një dekadë, kishte refuzuar disa oferta për të qëndruar në ‘Camp Nou’ në favor të një kalimi në klubin e Premierligës, përcjell lajmi.net.

Kushtet jo-profesionale të mbrojtësit të krahut të djathtë skaduan më 30 qershor, por ai ka të drejtë për një kontratë profesionale që mbzshi 16 vjeç në prill.

Barca i ofroi atij një marrëveshje tre-vjeçare që do të kishte vlerë 100 mijë euro në vit deri në fund të kontratës, me një bonus prej 200 mijë euro të përfshirë nëse ai bën debutimin për ekipin B.

Sidoqoftë, Jurado hodhi poshtë mundësinë për të qëndruar me klubin dhe në vend të kësaj do të provojë fatin e tij në Angli me United, i cili do të duhet të paguajë të drejtat e zhvillimit pasi ai është jashtë kontratës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme