Chelsea e ka kompletuar transferimin e Timo Wernerit nga RB Leipzig, i cili do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore në ditët në vijim.
Sulmuesi i Gjermanisë është pajtuar për kontratë me kohëzgjatje pesëvjeçare me klubin nga Premierliga dhe është bërë blerja e dytë e Chelsean këtë verë, pas Hakim Ziyech, transmeton Gazeta Express.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Chelsea përmes një postimi në rrjetet sociale.
Blues fans, @TimoWerner has a message for you!
(Thanks for the video, @RBLeipzig_EN! ?) pic.twitter.com/DzbmbF83wq
— Chelsea FC (at ?) (@ChelseaFC) June 18, 2020
Chelsea është pajtuar t’ia paguajë klubit gjerman plot 50 milionë euro, aq sa kërkohej në klauzolën e lirimit të Wernerit.
Werner do t’i fitojë plot 10 milionë euro në vit në Angli.
Werner i ka bërë 157 paraqitje për RB Leipzig, duke i shënuar 93 gola dhe duke i dhënë 40 asiste.
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...