Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner është një ndër sulmuesit në listën e Real Madrid.
“Los Blancos” janë duke u munduar të përforcojnë sulmin këtë verë ngase ende nuk kanë arritur të gjejnë një golashënues që mund ta zëvendësoj Cristiano Ronaldon që u largua në verë të vitit 2018.
Gjermani këtë sezon ka qenë në formë të shkëlqyer duke shënuar 27 gola në të gjitha garat dhe ka fituar vëmendjen e “Mbretërve”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Marca, Reali nuk është i kënaqur me dy sulmuesit Luka Jovic e Mariano Diaz, andaj do mundohet të transferojë Werner gjatë afatit veror.
Në radarin e Realit është edhe Erling Haaland i Borussia Dortmund dhe ylli i Inter, Lautaro Martinez./arbresh.info.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation