Bayern Munich do të mundohet të sjell lojtar të ri gjatë afatit kalimtar të verës.
Bavarezët tashmë kanë identifikuar disa lojtar që pritet të jenë pjesë e skuadrës dhe një prej tyre është sulmuesi i RB Leipzigut, Timo Werner.
Në fakt, rekordmesiter kanë një përparësi të vogël kundrejt Liveproolit për të siguruar shërbimet e reprezentuesit gjerman.
Werner thuhet se i ka thënë trajneri Ralf Rangnick se duhet të marrë një vendim në lidhje me një marrëveshje të re ose të largohet prej ekipit.
Liverpool është duke shikuar zhvillimet nga afër, megjithatë, “Bild” shkruan sot se Werner tashmë është përcaktuar të mbetet në Bundesliga.
Theksojmë se futbollisti është i lidhur me skuadrën gjermane deri në vitin 2020 gjersa iu ofrua një marrëveshje e re para Krishtlindjeve.
Ndryshe, 22-vjeçari deri më tani ka pasur 82 paraqitje për Leipzigun dhe ka shënuar 45 gola. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...