Tiks App sapo ka lëshuar një njoftim për personat të cilët kanë kryer pagesën dhe ende nuk kanë pranuar biletën për ndeshjen Kosovë – Angli.
Kompania e kontraktuar nga FFK për shitjen e biletave u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve që ende nuk kanë pranuar biletat në email adresën e tyre pavarësisht kryer së pagesës që t’i shkruajnë atyre, përcjell portali arbresh.info.
“Personat të cilët e kanë kryer pagesën dhe nuk i kanë pranuar ende biletat në email ose në profilin e tyre në tiks.app, iu lutemi të na shkruani në emailin zyrtar të Tiks.App”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tiks App ka pasur probleme të shumta për t’i ofruar shërbime korrekte qytetarëve duke mos qenë në dispozicion për disa orë.
Ata madje dyshohet se kanë manipuluar me qytetarët para se të njoftojnë se kanë qenë shënjestër e hakerëve./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...