Tifozja e Mallorcas bën tatuazh emrin e Muriqit

21:35 | 8 Maj 2023
Orgesa Haziri

Vedat Muriqi ka zënë një vend të veçantë në zemrat e tifozëve të Mallorcas, pas një stinori mjaft të mirë në Spanjë.

Madje një nga tifozët e klubit nga ishulli ka vendosur ta bëjë tatuazh nënshkrimin e sulmuesit kosovar.

“Muajin tjetër kam ditëlindjen, por tashme po i bej një dhurate vetes… Ju thashë qe e kisha menduar mire dhe premtimi u realizua. Unë tashmë të mbaj në trupin time përgjithmonë pa marrë parasysh çfarë ndodh”, shkroi ai.

Muriqi ka reaguar pasi ka parë foton e tatuazhit, duke thënë se nuk mund ta besonte.


Sulmuesi këtë sezon ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë katër asistime në 32 ndeshje në të gjitha garat.

Me Mallorcan 29-vjeçari gjithsej ka zhvilluar 49 ndeshje, ku ka shënuar 19 herë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme