Një tifoz nga Wellsi i cili kishte ardhur në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen miqësore të futbollit mes vendit të tij dhe Shqipërisë mësohet se ditën e djeshme kishte humbur portofolin bashkë me paratë, biletat për ndeshjen dhe biletat e udhëtimit.
Por, një i ri shqiptar ia kishte kthyer portofolin me gjithçka që kishte brenda të paprekur. Lajmi bëhet i ditur nga grupi i tifozëve nga Wellsi në Twitter ‘FSFWalesfanemb” që ndër të tjera shkruan se portofolin e Leyshon Thomas e ktheu një djalë i ri shqiptar dhe asgjë nuk ishte prekur brenda.
Komenti në rrjetin social nuk ka kaluar pa u vënë re nga tifozët e tjerë të cilët kanë përgëzuar të riun shqiptar emri i të cilit nuk bëhet i ditur duke u shprehur me fjalë pozitive për Shqipërinë.
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...