Tifozi i Sunderlanit, Callum Mawson, është në qendër të vëmendjes të mediave angleze, pas skandalit që bëri ai në ndeshjen Sunderland – Wigan Atheltic.
17 vjeçari, është i bindur se nuk e ka kryer nevojën në ulësen e tij dhe se ai kishte të veshur të brendshmet e tij.
E gjithë kjo është pasi janë publikuar disa pamje në rrjete sociale, në të cilat ai shihet duke kryer nevojën në ulësen tij, gjatë lojës Sunderland – Wigan.
Callum e pranon se ishte shumë i dehur por që ka insistuar që nuk e ka bërë nevojën në ulësen e tij.
Ai po ashtu ka thënë se kishte ngrënë vetëm dy qokolada para se të pinte 12 gota me birrë mbushura.
Callum, është një tifoz i devotshëm i Sunderlandit dhe ka tiketën sezonale por ai beson se ishte shumë i dehur, sa që kishte menduar se ishte në banjo.
“Unë jam pishman për këtë, kërkoj falje. Unë nuk kam kryer nevojën në ulëse, dhe kjo është e vërteta e Zotit. Unë isha në stadium, u ula në ulësen time dhe gjëja e vetme që e mbaj mend është se unë isha i mbyllur në qelinë e stadiumit”, tha Callum për “The Mirror”, transmeton arbresh.info.
“Unë nuk e kisha kuptuar incidentin deri në ora 11 të natës, kur një shokë më kishte treguar. E gjitha ishte në Facebook. Gary Lineker po ashtu e kishte postuar në llogarinë e tij në Twitter. Është e turpshme, jam i turpëruar. Unë nuk e kisha idenë se çfarë po bëja”, shtoi tifozi anglez.
“Një person që ishte ulur afër meje, më kishte vendosur në Twitter dhe kishte thënë se unë nuk e kisha bërë nevojën, por vetëm kisha urinuar. Unë mendoj se isha shumë i dehur, sa që kisha menduar se isha në banjo. Kjo është e vetmja gjë që e mendoj. Përndryshe, nuk do të kisha ndonjë arsye tjetër që ta bëja”, përfundoi Callum.
Tifozi anglez po ashtu ka zbuluar se është suspenduar nga kompania e tij dhe mendon se do ta shkarkojnë nga puna, pas skandalit që ai ka bërë dhe se prindërit e tij do ta mbështesin që ai ta kalojë këtë situatë. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...