Tifozi ia fut frikën në palcë Gavit teksa i afrohet tek vetura

08:26 | 23 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Një mysafir i paftuar në veturën në të cilën gjendej.

Kështu mund të përshkruhet situata me të cilën u përball supe-talenti i Barcelonës, Pablo Gavi së fundmi, shkruan “Gazeta Express”.

Teksa po qëndronte në veturë duke shikuar në telefon dhe i koncentruar maksimalisht aty, mesfushori i talentuar e pësoi frikën më të madhe të jetës.

Në fakt, ishte një tifoz që iu afrua dritares së veturës dhe e thirri emrin e tij.

E në ndërkohë Gavi e bëri një reagim frike, ndërsa tifozi filloi të qeshte dhe të vazhdonte të fliste.

Tifozi në fjalë më pas i kërkoi falje 17 vjeçarit, i cili së fundmi u grumbullua me Kombëtaren e Spanjës për ndeshjet e marsit, shkruan “Gazeta Express”.

E buzëqeshja nuk i mungoi edhe futbollistit të ri të gjigantit katalunas.

Kjo video është bërë virale dhe të qeshurat e atyre që e panë, nuk kanë munguar. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme