Google ADS

Tifozi i Rennes vërteton se goli i dytë nga Arsenali duhej anuluar

22:36 | 14 Mars 2019
Arbresh Info

Një tifoz i skuadrës së Rennes ka tentuar për të treguar në një formë interesante se goli i dytë i Arsenalit duhej të anulohej për shkak se Pierre Emerick Aubemayng ishte në pozitë jashtë loje.

Edhe pse mënyra e kryerjes së kësaj duket mjaftë e çuditshme, por me ndryshimin e fotove duket qartë se gjërat qëndrojnë ashtu, transmeton portali arbresh.info.

Aubameyang asisto në golin nga Ainsley Maitland Niles që me një lëvizje të bukur dërgoi në avantazh për 2 me 0 “Topçinjtë”.

Edhe pse mënyra e krijimit të videos nuk duket profesionale, mbi të gjitha mund të shohim përkushtimin e jashtëzakonshëm të këtij tifozi.

Arsenali ka shënuar tri gola në Emirates sonte kundër skuadrës franceze./arbresh.info/


(Shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu videon)

https://twitter.com/GFFN/status/1106299504955928576

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme