Marseille siguroi një fitore me rezultat 2 me 0 kundër rivalit në Liga 1, Tolouses, falë golave nga Florian Thuvin dhe Lucas Ocampos.
Por, goli i parë i mbrëmjes nuk u shënua nga asnjë yll i Marseilles, transmeton portali arbresh.info. Në fakt, goli i parë u realizua nga një tifoz.
Kamel Zaroual ishte ftuar nga ‘Les Olympiens’ për të nisur ndeshjen e së dielës pas punës inspiruese që ka kryer me fëmijët në nevojë tek ajo zonë.
Pas shumë përpjekjeve për mbledhjen e fondeve, klubi kuptoi ndryshimin që Zaroual ka bërë në komunitetin lokal dhe i ka ofruar atij një mundësi jetësore në Stade Velodrome. 36-vjeçari ka mbledhur fonde duke bërë 2.000 kilometra në veri nga shtëpia e tij në Arles deri te qyteti Amiens dhe prapa.
“Nuk jam një çiklist profesionist, substancat e vetme doping që i përdori janë birra dhe cigaret”, ka thënë ai për ‘France 3’.
Tifozi i Marseilles shfaqi karizmin e tij edhe në fushë, duke shkuar edhe më larg se vetëm nisjen e ndeshjes. Zaroual mori topin nga gjysma e fushës para se të realizonte ndaj portierit Alban Lafont.
Ai nuk mund të përmbante emocionet, duke shpërthyer në lot derisa po festonte me tifozët e Marseilles.
Zaroual ngriti lartë bluzën e tij duke mbuluar kokën para se sytë e tij të mbushen me lot./arbresh.info/
https://twitter.com/OM_Officiel/status/912341825477910528
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...