Tifozët e Feyenoord janë ata që kanë elektrizuar më së shumti Tiranën në pritje të finales së Conference League ndaj Romës që zhvillohet të mërkurën mbrëma në orën 21:00, në stadiumin “Air Albania”.
Holandezët, të shumtë në numër janë stacionuar tek pedonalja të shoqëruar nga muzika e lartë e alkooli.
Por, mbrëmja e së martës nuk ishte shumë e qetë për ta, pasi ultrasit e Feyenoord u përplasën me policinë shqiptare ndërsa nuk mungoi edhe përdorimi i shkopinjve të gomës nga forcat e rendit për të rivendosur qetësinë.
Nga përplasja disa prej tifozëve holandezë kanë mbetur me shenja në trup, ndërsa një prej tyre teksa në një nga transmetimet e Supersport nuk ngurroi të tregonte shenjat ndërsa nuk kishte një përshtypje pozitive për policinë.
Nga ana tjetër, një prej tifozëve holandezë nuk ngurroi të shfaqte pakënaqësinë ndaj UEFA-s me një mini banderolë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...