Tifozët e Real Madridit, që blenë bileta për stadiumin “MetLife” në New Jersey, e shikuan me mosbesim ekipin e tyre duke u shkatërruar nga rivali i qytetit, Atletico Madridi. Megjithatë, zemërimi i tyre u shtua edhe më shumë nga veprimet e një tifozi të Barcelonës.
Skuadra e Zinedine Zidane e pësoi golin e parë nga gjithsej shtatë të ndeshjes qysh në minutën e parë dhe pjesa e parë u mbyll me epërsi me rezultat 5:0 për Atletico Madridin.
Diego Costa e shënoi golin e tij të katërt për dërguar rezultatin në 6:0 në fillim të pjesës së dytë, para se Vitolo ta shënonte edhe golin e shtatë për Atletico Madridin në minutën e 70-të. Real Madridi pastaj i shënoi tri gola para fundit, mirëpo tifozët s’ishin të lumtur me disfatën 7:3.
Për ta përkeqësuar edhe më shumë gjendjen për tifozët e Real Madridit, një tifoz i Barcelonës vendosi t’i provokojë tifozët e “Los Blancos” duke ecur nëpër tribunat e stadiumit me fanellën e Lionel Messit në duar.
Ky veprim i zemëroi “Madridistat”, të cilët reaguan duke e ofenduar dhe fishkëllyer tifozin e Barcelonës, si dhe duke e gjuajtur atë me pije.
Por, një gjë e tillë nuk e pengoi tifozin e argjentinasit Messi. Ai vazhdoi duke ecur lart shkallëve duke e mbajtur lart fanellën e Messit.
Turneu parasezonal nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme për Real Madridin. Ata e humbën ndeshjen e parë me rezultat 3:1, kundër Bayern Munichut, ndërsa Arsenalin e mposhtën vetëm përmes gjuajtjes së penalltive, pasi barazuan 2:2 në kohë të rregullt.
https://twitter.com/GMS__Football/status/1155799326595194880
Këto rezultate janë shqetësuese për tifozët e “Los Blancos”, pasi që madrilenët kanë shpenzuar shumë para këtë verë për ta përforcuar skuadrën. Eden Hazardi dhe bashkëlojtarët e tij do të tentojnë të kthehen me fitore sonte, në ndeshjen kundër Tottenhamit. /Gazeta Express/
Vitia: Kemi premtuar t’i shtojmë buxhetit 40 milionë euro pë...
Malisheva sundon elitën, Llapi dhe Ballkani nga pas – Rezult...
Rusia sulmon me dronë Kievin dhe qytete të tjera ukrainase
“Kur hipokrizia dhe spekulimet zëvendësojnë përgjegjësinë”, ...
Katër përfitimet psikologjike të ndryshimit të gardërobës!
Trump, Harris me qëndrime disi të ndryshme për Kinën