Tifozi hungarez mbajti shallin e Kosovës para mijëra tifozëve serbë

10:16 | 18 Tetor 2023
KRG

Para tre ditëve ishte zhvilluar ndeshja Hungari-Serbi, ku serbët ishin mposhtur bindshëm nga hungarezët në ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Megjithatë edhe pas 3 ditëve, tani është bërë virale një video e një tifozi i cili në mesin e tifozëve serb nxjerrë shallin e Kosovës, duke i tërbuar serbët të cilët e kapën atë për fyti dhe duke tentuar që ta largojnë nga masa e gjërë, shkruan Arbresh.info.

Pasi u vërejt edhe nga sigurimi të cilët kanë qenë prezent në stadium, është shoqëruar jashtë stadiumit.

Ndeshja e cila përfundojë në favor të Hungarisë u mbyll me rezultat 2-1, duke siguruar edhe kreun e tabelës së grupit G.

Kombëtarja e Hungarisë ndeshjen e ardhshme do të luaj si mysafir ndaj Bullgarisë më 16 nëntor, ndërsa më 19 nëntor do ta pres Malin e Zi në “Puskás Aréna” në Budapest. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme