Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde e dërgoi topin në ballkonin e një banese afër stadiumit “Estadio de Vallecas” në ndeshjen e mbrëmshme të “Los Blancos” ndaj Rayo Vallecanos vendëse.
Në një video që qarkulloi sot gjatë ditës nëpër rrjetet sociale shihet mesfushori kualitativ duke gjuajtur fuqishëm dhe topi përfundoi në ballkonin e një banese në një ndërtesë përballë stadiumit.
Dhe, tifozi vendosi ta shesë topin.
Sipas mediave spanjolle, çmimi i topit të La Ligas, i cili u përdor në ndeshjen Rayo Vallecano – Real Madrid kushton 200 euro.
Tifozi e ka vendosur në shitje “online” topin.
“Fede Valverde e goditi këtë top drejt shtëpisë sime. Është paksa i gërvishtur që e qëlloi shtëpinë, por mund të përdoret”, ka shkruar tifozi spanjoll.
Goooool en el balcón del vecinoooo pic.twitter.com/lAuyEswWO6
— carracuki (@carracuki) November 7, 2022
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...