Google ADS

Tifozi amerikan i Arsenalit bën tatuazh shqiptarin Xhaka

08:13 | 8 Janar 2022
S D

Një tifoz amerikan i Arsenalit, ka bërë një tatuazh special për futbollistin me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.

Jack Robinson, ka bërë tatuazh numrin e fanellës së Xhakës (34) në këmbën e tij.

Kjo erdhi pasi Granit Xhaka e ftoi personalisht Robinsonin në ndeshjen e Arsenalit ndaj Manchester Cityt.

Ndërkohë, Xhaka e ka shpërndarë këtë fotografi në profilin e tij në Instagram.

Jack Robinson kishte fluturuar bashkë me gruan e vet nga Missouri në Londër, pasi e kishte aranzhuar udhëtimin për Angli gjashtë muaj më parë, për ta festuar 10-vjetorin e martesës.

Pasi e kishte humbur mundësinë ta shihte turin parasezonal të Arsenalit në Amerikë, për shkak se ishte anuluar, Robinson e kishte blerë një biletë për Anglinë me shpresën se do ta shikonte ndeshjen e Arsenalit kundër Wolves në Emirates Stadium./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme