Tifozëve të Real Madridit iu pëlqeu momenti kur Varane shkatërroi Suarezin me shpejtësi (VIDEO)

13:39 | 17 Gusht 2017
Arbresh Info

Real Madridi u bë skuadra e parë që fitoi për të dytën herë radhazi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe janë të paktë ata që mendojnë se gjiganti nuk do të sigurojë edhe titullin tretë gjatë muajit maj të vitit të ardhshëm.

Lexo edhe: Reagimi i jashtëzakonshëm i Zinedine Zidanes pas golit nga Marco Asensio (VIDEO)

Skuadra e Zinedine Zidane shfaqi klasin e saj duke regjistruar fitore me rezultat 5 me 1 në Superkupë të Spanjës kundër Barcelonës, transmeton portali arbresh.info. Dhe, ja vlen të theksohet që Cristiano Ronaldo luaji më pak se 30 minuta para, ndërsa Gareth Bale dhe Isco nuk ishin të nevojshëm për mbrëmjen e së mërkurës në Bernabeu.

Zidane kishte një numër të madh lojtarësh që treguan super formë, përfshirë yjet si Marco Asensio, Mateo Kovacic, Luka Modric dhe Raphael Varane.

Lexo edhe: Luka Modric ia shkatërroi karrierën futbollistit të Barcelonës me këtë lëvizje (VIDEO)

Varane është kërkuar për ribashkim me trajnerin Jose Mourinho, por nuk ekziston ndonjë shans që Zidane të shes francez pas performancës së tij së fundmi.

Si një 24-vjeçar, Real Madridi sigurisht beson që Varane do të jetë një shtyllë në mbrojtjen e tyre për shumë vite, ashtu si Sergio Ramos që nga viti 2005.

Lexo edhe: Çfarë tha Lionel Messi kur Sergio Ramos refuzoi t’i jap topin atij në “El Clasico”? (VIDEO)

Janë aftësitë fizike që e bëjnë Varanen të duket një lojtar kaq i fuqishëm dhe disa nga këto si ritmin, ylli i shfaqi mbrëmjen e kaluar. Duke ndjekur topin me Luis Suarezin e Barcelonës, Varane la reprezentuesin uruguaian prapa duke gjetur më pas për pasim bashkëlojtarin e tij, Dani Carvajal./arbresh.info

Shikoni videon më poshtë nga minuta e 1:20:

https://twitter.com/AFVideoz/status/898025539063037953

https://twitter.com/AFVideoz/status/897964876718641154

Të ngjashme