Google ADS

Tifozëve të Cristiano Ronaldos iu pëlqen kjo statistikë e Leo Messit

21:49 | 24 Shkurt 2018
Arbresh Info

Viti 2018 i shkëlqyer i Real Madridit vazhdoi edhe këtë të shtunë me një fitore bindëse në La Liga si nikoqir kundër Deportivo Alaves.

‘Los Blancos’ janë në pozitën e tretë në kampionatin spanjoll, ndërkohë që ata konfirmuar pozitën për top katërshe gjatë javëve të fundit, transmeton portali arbresh.info.

Derisa Barcelona synon të fitoj titullin në ligë, a do të ketë mundësi që Real Madridi të fitoj për të tretën herë radhazi Ligën e Kampionëve këtë sezon?

Të shtunën kundër Alavas, Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo të njohur ndryshe si ‘BBC’, shënuan të gjithë për herë të parë pas një kohë shumë të gjatë.

Cristiano realizoi golin e epërsisë, ndërsa Gareth Bale shënoi menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë. Ronaldo më pas shënoi golin e dytë pas një ore lojë, por Karim Benzema i dha fund të gjitha në Bernabeu me golin nga pika e bardhë.

Cristiano Ronaldo vs Leo Messi

E mbani mend se si njerëzit shpalosnin statistika të Cristiano Ronaldos në fillim të sezonit derisa sulmuesi nuk gjente portën?

Mirë, atëherë pas ndeshjes ndaj Alaves, Cristiano Ronaldo ua mbylli gojën me të vërtetë kritikëve të tij, transmeton portali arbresh.info.

Pas ndeshjes së Real Madridit, por para takimit ndërmjet Barcelonës dhe Gironas, Ronaldo dhe Leo Messi kishin numrin e njëjtë të golave të shënuara në të gjitha kompeticionet në sezonin 2017/18.

Por, Messi ka shënuar 28 gola brenda 38 ndeshjeve, ndërsa Ronaldo ka shënuar 28 gola brenda vetëm 31 ndeshjeve.

Ronaldo gjithashtu arriti një moment historik në karrierën e tij në ndeshjen kundër Alaves për shkak se u bë lojtari i dytë që ka shënuar mbi 300 gola në La Liga./arbresh.info/

https://twitter.com/Sporf/status/967458747651117057

https://twitter.com/Squawka/status/967440124446375937

Të ngjashme