Pep Guardiola siguroi një rezultat pozitiv në Stamford Bridge pasi skuadra e tij mposhti përfundimisht kampionin në fuqi – Chelsean.
Para ndeshjes të së shtunës në Premierë Ligë, Guardiola kishte katër barazime dhe tri disfata kundër Chelseat, transmeton portali arbresh.info.
E gjithë kjo ndryshoi këtë vikend falë supergolit nga Kevin De Bruyne në pjesën e dytë. Ishte goli i parë këtë sezon në ligë për De Bruynen, i cili hapi llogarinë këtë sezon me golin ndaj Shakhtarit në Ligë të kampionëve.
Pas fishkëllimës së fundit, Pep Guardiola hyri në fushë për të përshëndetur lojtarët e tij.
Ishin tri pikë që mund të kenë një ndikim të madh te Pep Guardiola drejt titullit të parë në Premierë Ligë.
Pas gjithë festës që bëri, trajneri i Manchester Cityt gjithashtu kishte një mundësi për të folur me disa lojtarë të veçantë të Chelseat.
Ata ishin Cesc Fabregas dhe Pedro, të cilët luajtën për Guardiolan gjatë ditëve të tij të mira te Barcelona.
Megjithatë, Pep Guardiola është duke u akuzuar pasi refuzoi plotësisht Cesc Fabregasin së bashku me Cesar Azpilicuetan pas ndeshjes.
Dyshja besohet se kishin prishur raportet kur ish ylli i Arsenalit u rikthye te Barcelona në vitin 2011./arbresh.info/
https://twitter.com/ChelseaGIFs/status/805174186792591360
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida