Sulmuesi i Tottenham Hotspurit, Harry Kane është votuar si zgjedhja e preferuar e tifozëve të Real Madridit për të zëvendësuar superyllin Cristiano Ronaldo që u transferua për 100 milionë euro te Juventusi këtë verë.
Sondazhi është bërë nga ‘Marca’, e cila ka pyetur 200 mijë tifozët të Madridit se cilin sulmues dëshirojnë ta shohin në Bernabeu duke përfshirë një listë me nëntë zgjedhje, transmeton portali arbresh.info.
Kane mori 26 për qind të votave, ndërsa Edinson Cavani dhe Mauro Icardi i Interit ishin të dy pas tij me 14 për qind të votave.
Po ashtu, vota mori edhe sulmuesi i Lyonit, Mariano Diaz, me 12 për qind, shifër të cilën e mori edhe Robert Lewandowski i Bayern Munichut.
Në fund ishte Roberto Firmino i Liverpoolit me vetëm dy për qind të votave, gjë që dukej qartë se nuk është i admiruar nga tifozët e ‘Los Blancos’.
Ronaldo iu bashkua skuadrës në Bernabeu në vitin 2009 dhe brenda 438 ndeshjeve për klubin ka shënuar 450 gola./arbresh.info/
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...