Google ADS

Tifozët votojnë nëse Lopetegui duhet të shkarkohet para El Clasicos – rezultatet janë intriguese

18:01 | 21 Tetor 2018
Arbresh Info

Pas disfatës 2 me 1 në shtëpi kundër Levantes në ligë mbrëmjen e së shtunës, Real Madridi ka kaluar pesë ndeshje pa regjistruar fitore.

Madridi ka humbur tri nga katër ndeshjet e tyre të fundit në ligë dhe ndeshja e tyre e fundit e fituar është ajo kundër Espanyolit më 22 shtator, transmeton portali arbresh.info.

Pas barazimit pa gola në shtëpi ndaj Atletico Madridit, kampioni në fuqi i UEFA Ligës së Kampionëve nuk ka arritur më të regjistroj ndonjë pikë në ligë. Ata humbën kundër Sevillas, Deportivo Alaves dhe së fundmi ndaj Levantes që ka bërë që skuadra e Julen Lopeteguit të përfundoj në pozitën e pestë në tabelë.

Lopetegui njoftoi për kalimin e tij në Madrid, si një zëvendësues i legjendës Zinedine Zidane, gjatë verës para fillimit të Kampionatit Botëror.

52-vjeçari ishte në detyrë te skuadra kombëtare e Spanjës, menjëherë pas pensionimit të Vicente del Bosques në vitin 2016, por trajneri nuk ka arritur të menaxhojë kombëtaren.

Federata e Futbollit të Spanjës ishte e frustruar me njoftimin para kohe të Madridit dhe Lopetegui ishte shkarkuar menjëherë, transmeton portali arbresh.info.

Fillimi i tmerrshëm i regjimit të Lopeteguit në Bernabeu vetëm se është përkeqësuar pasi spanjolli ka regjistruar vetëm pesë fitore brenda 12 ndeshjeve të tij brenda të gjitha kompeticioneve këtë sezon.

Gjërat duken se do të bëhen edhe më keq në Madrid, i cili do të udhëtojë të dielën e ardhshme (më 28 tetor) në Camp Nou për ndeshjen ndaj liderit të ligës – Barcelonës.

Para El Clasicos javën e ardhshme, ‘Marca’ ka kërkuar nga lexuesit e tyre t’i përgjigjen pyetjes nëse Madridi duhet të nis atë ndeshje pa Lopeteguin si trajner të tyre.

Brenda 24 orëve, më shumë se 160 mijë tifozë të Madridit kanë votuar.

Por, cili është rezultati?

Aktualisht, 53 për qind e tyre besojnë se Lopetegui duhet të shkarkohet para ndeshjes kundër Barcelonës, ndërsa 47 për qind besojnë se trajneri duhet të jetë në detyrë edhe për ndeshjen në Camp Nou./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme