Tifozët e Lazios kanë rritur fushatën e tyre kundër homologëve të tyre romak me një mesazh të zymtë që kërcënon lojtarët jashtë Koloseumit.
Pas mbajtjes së një funerali si tallje për rivalët e tyre jashtë terrenit të trajnimit në Trigoria, përpjekja e fundit kishte një ndjenjë edhe më të keqe për futbollistët e Romës.
Tifozët ultras të Lazios kanë bërë edhe aksionin e radhës, ku kësaj radha situata është edhe më e rëndë, pasi aty pasqyrohet tre futbollistët kryesorë të skuadrës së Romës teksa janë varur në një urë.
“Një këshillë, pa ofendime,… bëni gjumë me dritën ndezur!”, shkruhej në mesazhin e transparentit të shfaqur në një urë nga tifozët e Lazios, me yjet Radja Nainggolan, Mohamed Salah dhe Daniele De Rossi me kokë të varur, përcjell Telegrafi.
Raporti sugjeron që Ultrasit e Romës tashmë mund të punojnë në një përgjigje pasi tensionet janë rritur pas fitores 3-1 të Lazios ndaj Giallorossëve në Derby della Capitale të dielën e kaluar.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...