Tifozët tallen me Hazardin pas paraqitjes së tij kundër PSG-së

08:02 | 19 Shtator 2019
Arbresh Info

Eden Hazardi nuk arriti ta dëshmojë veten në ndeshjen e tij të parë për Real Madridin në Ligën e Kampionëve. Pas asaj paraqitje të belgut, tifozët publikuan video dhe postime të tjera qesharake në Twitter.

Real Madridi pësoi disfatë me rezultat 3:0 në ndeshjen e së martës kundër Paris Saint-Germainit në “Parc des Princes”, në ndeshjen e parë e xhiros së parë të fazës së grupeve të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

“Los Blancos” i paguan mbi 90 milionë funte për transferimin e Eden Hazardit nga Chelseat gjatë afatit kalimtar të verës. Pasi vitin e kaluar luajti në Ligën e Evropës, të mërkurën Hazardi u kthye në garën më prestigjioze të Evropës.

13-herë kampioni i Evropës u mposht nga PSG-së dhe sulmuesi belg, duke e luajtur vetëm ndeshjen e dytë të sezonit, u bë viktimë e talljeve në rrjete sociale.

“Kylian Mbappe dhe Neymari, duke e shikuar Hazardi të luajë për ekipin e tij të ëndrrave”, shkroi @cp_pulisicszn22.

https://twitter.com/cp_pulisicszn22/status/1174421362099671040

https://twitter.com/Maleka_Moroane/status/1174419729978679296

https://twitter.com/IthilebuRobert/status/1174422073197899777

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme