Njoftimi për një vaksinë të mundshme kundër COVID-19 ka frymëzuar shpresë në të gjithë botën, me një ndikim të kësaj në futbollin spanjoll duke qenë se tifozët mund të kthehen në stadiume përpara fundit të sezonit 2020/21.
Sekretarja e Spanjës për sport dhe kryesuesja e Këshillit Kombëtar të Sporteve (CSD), Irene Lozano ka hapur derën për këtë temë pasi kishte refuzuar më parë.
“Shpresoj që para fundit të sezonit, besoj se vaksina do të na lejojë të hapim stadiume për tifozët, ose të paktën pjesërisht”, ka thënë fillimisht Lozano në një intervistë për La Sexta.
Burimet e CSD e bëjnë të qartë se ky është një mesazh shpresëdhënës që nuk fsheh realitetin aktual: situata është serioze dhe tani është e pamendueshme që tifozët të hyjnë në stadiume në afat të shkurtër.
E vetmja gjë që ka ndryshuar është parashikimi i vaksinave të ndryshme për të cilat po punohet dhe që mund të ndryshojë këtë realitet.
“Kjo shpresë mund të realizohet vetëm nëse vazhdojmë të jemi në përputhje me rregullat që na japin autoritetet shëndetësore: maska, distancë shoqërore, pak takime dhe pak dalje nga shtëpia. Situata, tani, është serioze”, përfundoi Lozano. /Telegrafi/
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...