Paris Saint Germain mbrëmë u mposht në “Parkun e Princave” nga Atletico Madrid me rezultat 1-2, në momentet e fundit të ndeshjes.
Mirëpo cfarë ra në sy nga kjo ndeshje ishte koreografia e tifozëve ultras të Parisit, shkruan Arbresh.info.
Ata mbuluan sektorin e tyre me një baner të madh të lëshuar në përkrahje të Palestinës.
“Liri Palestinës, luftë në terren, por paqe në botë”, thuhet në koreografinë e tifozëve të PSG-së.
Kujtojmë se tash e disa muaj ky shtet po përballen me një luftë të ashpër me Izraelin dhe shumë tifozëri në botë po dalin pro Palestinës.
Kjo nuk është hera e parë që tifozët parisien e bëjnë një gjë të tillë, madje edhe tifozët e Celticut tash e disa ndeshje iu bashkuan kësaj nisme./Arbresh.info
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...