Tifozët nxjerrin parullën në stadiumin “Air Albania”: Lidhje Kosovë – Shqipëri, jo Open Balkan me Serbi
Tifozët e Kombëtares së Shqipërisë kanë shfaqur një parullë kundër “Open Balkan”-it.
Një grup i tifozëve shqiptarë këtë mesazh e kanë shfaqur sonte, në ndeshjen Shqipëri – Izrael, e cila po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
“Lidhje Kosovë – Shqipëri, jo Open Balkan me Serbi”, thuhet në këtë parullë.
Open Balkan (Ballkani i Hapur) është një iniciativë, kryesisht e proklamuar nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e cila në Kosovë kundërshtohet ashpër për shkak të Serbisë.
Edhe kryeministri shqiptar Rama, ka marrë shumë kritika lidhur me afërsinë e tij me Vuçiqin dhe përpjekjet e përbashkëta për ta futur edhe Kosovën në platformë. /Gazeta Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...