Tifozët në rrjetet sociale mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ se pse Vinicius Jr nuk e fitoi Topin e Artë pasi pamjet janë bërë virale.
Ylli i Manchester Cityt, Rodri mori në shtëpi Topin e Artë të këtij viti, teksa mposhti yjet e Real Madridit, Vinicius Jr, Jude Bellingham dhe Dani Carvajal.
Të gjithë brenda kampit të Realit kishin përshtypjen se Vinicius Jr do të fitonte Topin e Artë të vitit 2024 pas sezonit të tij të shkëlqyer.
Ai shënoi 24 gola në të gjitha garat, duke e ndihmuar skuadrën e tij në lavdinë e Ligës së Kampionëve. Por anësori brazilian u refuzua nga çmimi pasi gjigantët spanjollë bojkotuan ceremoninë kur mësuan se braziliani nuk ishte fituesi.
Dështimi i tij për të fituar Topin e Artë ka ngjallur debat në internet pasi njerëzit janë të bindur se ai nuk e fitoi çmimin për shkak të përplasjes së tij me Joshua Kimmich gjatë ndeshjes së tyre gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Mbështetësit mendojnë se 24-vjeçari zvogëloi shanset e tij për të fituar Topin e Artë pasi nuk kishte aspak respekt ndaj Kimmich, përkundër se luftonte ndaj racizmit dhe pabarazive .
Kandidatët për Topin e Artë vlerësohen sipas ‘paraqitjeve individuale, karakterit vendimtar dhe mbresëlënës’, ‘performancave dhe arritjeve ekipore’ dhe ‘fair-play dhe klasit në fushë’.
Një përdorues i X shkroi: “Mos u zemëroni për Vinicius Jr që nuk e fitoi Topin e Artë. Një nga kriteret kryesore është të qenit i klasit në fushë dhe lojtari i drejtë. Bazuar në këtë Vini as që duhet të ftohet në ceremoni sepse sjellja e tij është një turp për sportin”.
Një i dytë shkroi në Twitter: “Duke mos respektuar Kimmich një nga lojtarët më të pjekur dhe më të respektuar”.
Një i tretë shtoi: “Kam parë pamjet aktuale nga ndeshja aktuale dhe Kimmich ia hedh topin Vinit. Pastaj Vini vepron si një idiot, kështu që Kimmich ia jep topin direkt për të shmangur çdo paraqitje të një palaçoje”. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...