Bojkoti i ndeshjeve të Kombëtares shqiptare nga grupimi “Tifozët Kuqezi” prej më shumë se një viti ka qenë një problem jo i vogël.
Kështu në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është zhvilluar një takim mes presidentit, Armand Duka, përfaqësuesve të këtij grupimi dhe Policisë së Shtetit.
Në përfundim të këtij takimi, Duka u shpreh i bindur se “Tifozët Kuqezi” do të rikthehen në stadium, përcjell albinfo.ch.
“Jemi në një klimë tjetër. “Tifozët Kuqezi” kanë bërë kërkesat e tyre, por unë besoj se do të kthehen në stadium për të mbështetur Kombëtaren. Ky është edhe qëllimi i tyre”, ka thënë Duka, raporton Supersport.
Shkaku i bojkotit të “Tifozëve Kuqezi” për ndeshjet e kombëtares u bënë masat shumë të rrepta që Policia e Shtetit mori për ndeshjen me Izraelin dhe Duka theksoi se edhe në këtë pikë u arrit një akord mes këtij grupimi dhe Policisë.
“Policia e Shtetit premtoi se do të ketë një sjellje korrekte dhe të bazuar në ligj, duke theksuar se do të këtë shumë pak forca policie, për të mos thënë asnjë në tribunën e “Tifozëve Kuqezi”. Sigurisht, kjo edhe duke marrë garancinë se edhe ky grupim do të ketë një sjellje korrekte”, deklaroi Duka.
Për ecurinë e këtyre bisedimeve foli edhe Elton Çela, përfaqësues i grupimit “Tifozët Kuqezi”.
“Kemi bojkotuar ndeshjet e kombëtares prej më shumë se një viti. Me FSHF-në dhe Policinë e Shtetit diskutuam për shumë pika, por për një vendim do t’ju njoftojmë në orët e mbrëmjes”, tha ai.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...