Google ADS

Tifozët kërkojnë shkarkimin e Zinedine Zidanes

19:47 | 13 Janar 2018
Arbresh Info

Tifozët e Real Madridi janë duke kërkuar që Zinedine Zidane të shkarkohet pas disfatës së tyre tronditëse ndaj Villarrealit.

Kampioni në fuqi i La Ligas pësoi disfatën e dytë brenda tri ndeshjeve të fundit të tyre në ligë duke humbuar me rezultat 1 me 0 nga vizitorët – Villarreali, transmeton portali arbresh.info.

Skuadra e Zinedine Zidane dominoi ndeshjen, por goli i realizuar në minutën e 87′ nga Pablo Fornals i dha fund shpresave të tyre për të siguruar të paktën një pikë.

Zinedine Zidane

Real Madridi vazhdon qëndrimin në pozitën e 32 në tabelë me vetëm një pikë para Villarrealit. Ata mund të mbesin 19 pikë prapa liderit në ligë, Barcleonës, nëse skuadra e Ernesto Valverdes mposhtë Real Sociedadin të dielën.

Pasi humbën sërish pikë, tifozët e ‘Los Blancos’ janë duke kërkuar për një trajner të ri në Bernabeu./arbresh.info/

Shikoni reagimet e tyre:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme