Shkodran Mustafi nuk ka qenë një lojtar i favorizuar nga tifozët e Arsenalit qysh pas transferimit të tij prej 35 milionë funta nga Valencia në gusht të vitit 2016 për shkak të disa gabime të shumta.
Raporti i tyre ka arritur në një nivel edhe më të ulët të martën pas një përpjekje të tmerrshme nga Mustafi për të bllokuar një goditje gjatë një miqësore kundër Al-Nasr në Dubai, transmeton portali arbresh.info.
Mustafi u përpoq për të ndërprerë goditjen nga Ronnie Fernandez në prag të zonës së rreptësisë pas 14 minutave lojë.
Meqenëse nuk ishte as afër për të bërë diçka të tillë, shumë tifozë kanë shprehur zhgënjimin ndaj tij duke kërkuar edhe largimin e tij nga skuadra.
Edhe pse skuadra nga Premierë Liga fitoi në fund me rezultat 3 me 2, 26-vjeçari u kritikua shumë nga “Topçinjtë” në rrjete sociale duke e quajtur përpjekjen e tij “qesharake”./arbresh.info/
https://twitter.com/Footy_Says/status/1110547758006616064/video/1
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”