Tifozët kanë fajësuar yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo pas barazimit ndaj Sassuolo.
Sot “Zonja e Vjetër” barazoi me Sassuolon, gjë që bëri të humbasin kreun e tabelës, transmeton portali arbresh.info.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, shënoi golin e barazimit në minutën e 68-të nga penalltia, mirëpo fansat përsëri mbeten të zemëruar me portugezin.
Disa nga komentet e tifozëve ishin:
“Është i ngadaltë, nuk mund të driblojë askënd, shumë vetjak andaj nuk e pranon se nuk mundet të driblojë lojtarë të tjerë”
“Ronaldo me shumë mundësi është lojtari më i dobët në skuadër”
“Sarri duhet ta lërë Ronaldon në stol në ndeshjet e radhës dhe ta sjell në lojë si zëvendësim. Jemi të lodhur nga loja e tij e dobët çdo javë”
“Më kujtohet goli e tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Kishim menduar se është një ndër lojtarët më të mirë në botë, por në të vërtetë nuk është më i mirë se Shaqiri”, ishin disa komente nga fansat e “Zonjës së Vjetër”.
Juventus vazhdon të jetë klubi i vetëm në pesë ligat më të mëdha evropiane që ende nuk ka pësuar humbje këtë sezon.
Ndërsa në ndeshjen e radhës do të luajnë kundër Lazios, të cilët janë në formë të shkëlqyer./arbresh.info
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...