Trajneri italian i Milanit, Vincenzo Montella është nën presion të madh nga tifozët e klubit për shkak të rezultateve të dobëta.
Milani ka dështuar të mposht skuadrën e Torinos duke barazuar në San Siro pa gola, shkruan arbresh.info.
Gjatë takimit trajneri italian është vërshëllyer nga tifozët rosoner por ai iu është përgjigjur vërshëllimeve të tifozëve.
Gjiganti italian kishte shpenzuar mbi 200 milionë euro në transferimet e lojtarëve por prapë nuk po arrin të këndëllet dhe të luftojë për titullin.
“Publiku e ka detyrë të presë fitoren dhe ta kërkojë atë, mbi të gjitha në shtëpi dhe unë i pranoj vërshëllimat, por skuadra luajti mirë”, ka deklaruar trajneri për “Premium Sport”.
“Djemtë në fushë kanë dhënë gjithçka dhe meritonim të fitonim. Për fat të keq në këtë moment nuk po shkojnë gjërat si duhet dhe kjo nuk ishte një e diel e bukur për tifozët”, përfundoi Montella.
Milani pas këtij barazimi renditet në pozitën e shtatë me 20 pikë. /arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç