Tifozët e Trepçës udhëtuan në Pejë të armatosur me thika dhe me shufra të hekurta

15:24 | 16 Maj 2022
arbresh.info

Trepça e kishte mbrëmë mbështetjen e një numri të konsiderueshëm të tifozëve, të cilët kishin udhëtuar për në Pejë.

“Torcida” ishte prezente në palestrën “Karagaçi”, ku nuk munguan incidentet pasi ata patën përplasje në distancë me tifozët pejanë, me të cilët u gjuajtën me karrige dhe me fishekzjarrë.

E tifozët mitrovicas duket se nuk kanë shkuar duarthatë në Pejë.

Ata madje kishin marrë me vete edhe thika, siç shihet në këtë fotografi të Insajderit.

Fatmirësisht, këto armë të ftohta nuk u përdorën pasi kanë mundur të sillnin edhe viktima.

Tifozët mitrovicas u larguan nga palestra të shoqëruar nga policia dhe jashtë saj nuk sollën probleme të theksuara.

Por, me siguri se ndaj tyre do të ketë ndëshkime për mbajtje të këtyre armëve.

Ndeshja e katërt gjysmëfinale e “play-offit” të Superligës së basketbollit do të luhet po ashtu në Pejë, këtë të enjte./Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme