Tifozët e Rumanisë brohoritën në stadium “Kosova është Serbi”

09:27 | 17 Qershor 2023
K.B

Kombëtarja e Kosovës, e mori barazimin e tretë me radhë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani në vitin e ardhshëm.

Kosova barazoi pa gola me Rumaninë në “Fadil Vokrri”, duke e marr vetëm një pik nga ky takim.

Drejt Prishtinës kishin udhëtuar një grup i tifozëve të Rumanisë, por që të njëjtit nuk qëndruan brenda në stadium deri sa të përfundonte ndeshja.

Kjo pasi rreth 15-20 prej tyre kishin brohoritur në një moment “Kosova është Serbi”.

Kështu të paktën raporton mediumi rumun “Gsp.ro”, që shton se tifozët në fjalë u përplasën me sigurimin dhe me veti në stadium kishin futur edhe mjete piroteknike.

Në lidhje me këtë thirrje të tifozëve, Rumania rrezikon të përballet me dënime.

Kujtojmë, Rumania nuk e njeh pavarësinë e Kosovës./kk

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme