Harry Kane është galaktiku i preferuar për Real Madridin, sipas një sondazhi të gazetës Marca me më shumë se 100 mijë pjesëmarrës.
Gazeta Marca ka organizuar një sondazh me pyetjen se: A duhet të intervenojë Reali në merkato? 85 për qind i janë përgjigjur me ‘po’ pyetjes për dallim nga 15 për qind që mendojnë se ‘jo’.
Pastaj tifozët e Los Blancos janë pyetur se në cilin repart do të duhet të intervenohet nga drejtuesit e klubit dhe sulmi ishte bindshëm kërkesë e tifozëve.
Plot 88 për qind e të anketuarve mendojnë se duhet të ndërhyhet në sulm, për dallim nga 6 për qind që mendojnë se duhet portier, 4 për qind mbrojtës dhe vetëm 2 për qind mendojnë se duhet mesfushor.
Pas mendimin se duhet të transferohet një sulmues, tifozët kanë zgjedhur edhe të preferuarin e tij, i cili është bindshëm anglezi Harry Kane.
Sulmuesi i Tottenham Hotspur u zgjedh golashënuesi më i mirë i vitit 2017 me 56 gola, dy më shumë se Leo Messi, u votua nga plot 34 për qind e votuesve në sondazh.
Kane la pas vete brazilian e Paris Saint-Germain, Neymar, me 23 për qind, ndërsa pas tij vjen bashkëlojtari i tij, francezi Kylian Mbappe me 14 për qind.
Lista e të preferuarve nga tifozët e Realit vazhdon me Robert Lewandowskin me 9 për qind, Eden Hazardi me 8 për qind dhe Mauro Icardi dhe Paulo Dybala me nga 8 për qind. /Telegrafi/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...