Arda Guler iu bashkua me shumë bujë Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës, me Los Blancos që fituan garën me Barcelonën për transferimin e tij.
Mesfushori i talentuar turk megjithatë ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Real Madridin, por kjo mund të ndryshojë më shpejt se sa pritej.
Talenti turk do të kthehet në garë për ndeshjen me Mallorca më 3 janar, raporton Gol de Oro.
18-vjeçari iu bashkua Bardhezinjve në verë, por pësoi një lëndim në gju gjatë turneut në SHBA. Më pas ai po bëhej gati të kthehej në vjeshtë, por pësoi një tjetër lëndim në rikthim.
Eduardo Camavinga dhe Dani Carvajal gjithashtu pritet të kthehen në fitnes në kohë për ndeshjen me Mallorca.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e Madridit pas pushimit të Krishtlindjeve dhe Guler pritet të jetë në bankën rezervë dhe i gatshëm për debutim. /Telegrafi/
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...