Tifozët e Paris Saint-Germainit i kanë vazhduar edhe sot protestat kundër Lionel Messit, shokëve të tij të skuadrës dhe ndaj udhëheqësisë së klubit.
Kampioni i botës u suspendua nga klubi për dy javë pasi shkoi në Arabinë Saudite pa marrë leje.
E këtë nuk e kanë pritur aspak mirë tifozët parisienë, të cilët edhe ashtu ishin të mllefosur në shtatë herë fituesin e Topit të Artë, mbi të gjitha pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe nga mungesa e angazhimit të tij, shkruan “Gazeta Express”.
Gjithashtu, ata protestuan edhe ndaj Neymarit, i cili ndërkohë e bëri “like” një postim ku thuhet se Paris Saint-Germaini është klubi i vogël.
Ata madje shkuan për të protestuar edhe para shtëpisë së yllit brazilian.
Tutje, tifozët e kontestuan edhe shumën prej afro 80 milionë eurove që dëshiron ta shpenzojë PSG-ja për ta blerë mesfushorin ofanziv të Manchester Cityt, Bernardo Silva.
Ata e kërkuan blerjen e Jude Bellinghamit të Borussia Dortmundit, por me një shifër të arsyeshme, jo stratosferike, shkruan “Gazeta Express”.
Sidoqoftë, ylli anglez duket më afër transferimit në Real Madrid.
Tifozët e PSG-së protestuan edhe mbrëmë, me ç’rast e kërkuan largimin e kryesisë së klubit.
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...