Neymar dëshironte të largohej nga PSG për transferim në Barcelonë, por pritet të luaj kundër Strasbourgut sot (e shtunë).
Sulmuesi është paralajmëruar nga tifozët e Paris Saint Germain para ndeshjes të klubit në Liga 1 kundër Strasbourgut, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi brazilian mund të bëjë paraqitjen e tij të parë këtë sezon, vetëm disa javë pasi rikthimi i tij i ëndërruar te Barcelona dështoi.
Por, tifozët “Ultras” të PSG-së tani i kanë dërguar një paralajmërim Neymarit duke pretenduar:
“Në aspektin futbollistik, Neymar është njëri nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij, por kjo qëndron larg nga gjëja më e rëndësishme për ne sot”
“Arsyeja pse ne e qortojmë atë është për të qenurit i pasjellshëm në disa raste ndaj klubit tonë, madje edhe na ka turpëruar disa herë”
“Ai ka shfrytëzuar një strategji komunikimi shkatërruese në përpjekje për të detyruar transferimin te Barcelona, njëri nga rivalët tonë kryesor evropian, duke lënë rrethin e tij të flas në vend të tij, veçanërisht kur bëhet fjalë për të diskutuar kujtimet më të mira të tij!”
“Në një kohë kur ai ende nuk ka bërë asnjë deklaratë publike, la vetëm një kërkim falje, ai do të rikthehet së shpejti në fushën tonë në Parc des Princes dhe ne jemi shumë skeptik për të që të luaj edhe një sezon në fanellën tonë”
“Virage Auteuili, vendi ku shumica e tifozëve më të besueshëm grupohen, ka për detyrë t’i shfaq atij të gjitha të gjitha veprimet e tij nuk mund të kalojnë pa pasoja”
“Prandaj, ne i kërkojmë të gjithë tifozëve parisienë që janë ndierë të lënduar në një pikë apo tjetër për t’i shfaqur atij se nuk ka më të drejtë të bëjë gabime dhe rruga e shpagimit do të jetë e gjatë.. shumë e gjatë”
“Nuk është as në pyetje që ne të penalisojmë skuadrën për shkak të një lojtari të vetëm”, shtojnë ata./arbresh.info/
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...