Tifozët e Paris Saint-Germain kanë befasuar të gjithë me veprimet e tyre të fundit para dhe gjatë ndeshjes së sotme në Ligue 1 ndaj Bordeaux.
PSG është duke luajtur në shtëpi ndaj Bordeaux në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të.
Megjithatë, ndeshja nuk ka nisur më së miri për dy nga yjet kryesor të skuadrës, Lionel Messi dhe Neymar.
Dy futbollistët janë vërshëllyer nga tifozët para ndeshjes, por edhe në çdo prekje të tyre gjatë ndeshjes, po vërshëllehen.
Por, të njëjtin tretman nuk po e merr edhe ylli francez, Kylian Mbappe, i cili është në muajt e fundit të kontratës dhe ende nuk ka vendosur të rinovojë.
Kur spikeri ka thirrur emrin e Mbappes para ndeshjes, tifozët e kanë duartrokitur atë, ndërsa edhe gjatë ndeshjes po e duartrokasin.
Humbja dhe eliminimi nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve si duket është përjetuar rëndë nga tifozët e PSG-së, të cilët tashmë kanë etiketuar fajtorët.
Neymar and Lionel Messi are being booed at the Parc des Princes every time they touch the ball during PSG’s game with Bordeaux. pic.twitter.com/JXhCcm5Dnn
— Footy Humour (@FootyHumour) March 13, 2022
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...