Google ADS

Tifozët e Partizanit dhe Tiranës përleshen, ndërpritet ndeshja

19:50 | 9 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Derbi i basketbollit mes Partizanit dhe Tiranës, që po luhet në ‘Asllan Rusi”, ka bërë që pallati i sportit të rrethohet nga forca të shumta policie.

Shkak është bërë një konfrontim mes tifozërive të të dyja palëve, ndërsa raportohet se është ndaluar edhe një tifoz, raporton Supersport.

Gjithashtu, policia ka larguar nga pallati i sportit edhe ultrasit e Partizanit, për tentativë për të krijuar kushtet normale për zhvillimin e takimit. /Supersport/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme