Aeroplani privat i Lionel Messit ka hasur në probleme pas mbërritjes në Evropë.
Ka qenë e përditshmja britanike ‘The Sun’ që ka raportuar se aeroplani privat i Messit është dashur të bëjë ulje urgjente në kryeqytetin belg Bruksel.
Ky aeroplan kishte bërë pesë orë e 51 minuta udhëtim nga Argjentina në Brazil dhe pastaj ishte nisur për në Ishujt Kanaire në Tenerife, por është dashur të ndaloj zbres urgjentisht në Bruksel.
Aeroplani privat i Messit që ka kushtuar 12 milionë dollar ka qëndruar rreth një orë e 45 minuta në pistën e aeroportit të Brukselit për tu nisur.
Por pas vetëm 45 minutave nisje, ky aeroplan është rikthyer përsëri në pistë pasi ka pasur probleme.
Deri më tani nuk është konfirmuar nëse Lionel Messi ka qenë i pranishëm me familjen e tij në këtë aeroplan.
Fatmirësisht aeroplani ka arritur që të ulet në aeroportin e Brukselit pa pasur ndonjë problem të madh që ka mundur t’i kushtojë pasagjerëve.
Zakonisht me këtë aeroplan udhëton Messi me familjen e ngushtë, por ai përdorët edhe nga familjarët tjerë të Leos.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga Messi ose Barcelona për të treguar nëse argjentinasi ka qenë pjesë e pasagjerëve.
Aeroplani që kushton 12 milionë dollar, sipas The Sun zë 16 persona, ku ka edhe dy tualete si dhe një kuzhinë shumë të veçantë.
Në këtë aeroplan Messi ka shkruar edhe emrin e tij, të bashkëshortes Antonella si dhe të fëmijëve Thiago, Ciro dhe Mateo.
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...