Google ADS

Tifozët e Marseilles sulmojnë autobusin e Lyonit me gurë, lëndohet rëndë trajneri i Lyonit

20:48 | 29 Tetor 2023
D.H

Momente tensioni dhe paniku për skuadrën e Lyon e në veçanti për trajnerin Fabio Grosso para ndeshjes me OM në Marseille.

Sipas raportimeve të medieve franceze, autobusi i OL është sulmuar ndërkohë që po transportonte skuadrën drejt stadiumit, me tifozët e Marseille që e gjuajtën mjetin me gurë, duke thyer nga xhamat dhe duke goditur në fytyrë trajnerin Grosso.

Grosso ka zbritur nga autobusi i gjakosur, ndërsa zëvendësi i tij Raffaele Longo është goditur në sy.

Lojtarët u tronditën dhe panë disa copëza xhami që binin si shi brenda autobusit, por deri më tani nuk raportohet për lojtarë të lënduar./ss

Të ngjashme