I pranishëm dje në Marseille për hapjen e një qendre të re shëndetësore dixhitale në lagjen e qytetit ku lindi, Castellane, Zinedine Zidane takoi një numër tifozësh, si të tij ashtu edhe të Olympique Marseille, ashtu siç edhe gjithmonë ndodhë sa herë që francezi rikthehet në vendlindjen e tij.
Këta tifozë u regjitruan duke iu lutur atij që të mos bashkohej me kryeqytetasit, pas diskutimeve mes tij dhe klubit për rolin e menaxherit. Zizoi ka reaguar me një buzëqeshje të thjeshtë.
Në lidhje me qendrën shëndetësore dhe rrethin e tij, Zidane tha: “Siç e dini, unë jam nga La Castellane, jam rritur këtu me prindërit e mi. Ne kemi gjithmonë të njëjtën zeëmr edhe nëse jemi larguar”.
Sipas agjencisë rajonale të shëndetësisë, la Castellane, një nga rajonet më të varfra të Marseille është “më pak e pajisur se pjesa tjetër e qytetit për sa i përket mjekësve të përgjithshëm dhe mjekëve specialistë”./Arbresh.info
Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në QKUK
Serbët në Kosovë festojnë Krishtlindjen Ortodokse
Pas interesit të Trump për të “blerë” Groenlandën, djali i t...
Policia shqiptoi 1853 gjoba trafiku për 24 orë
Biden takohet me familjet, nderon viktimat në Nju Orlins
Konfiskohen disa armë zjarri në Gjilan, policia interviston ...