Tifozët e Manchester United i janë lutur klubit të aktivizojë klauzolën e riblerjes të insertuar në kontratën e Adnan Januzajt te Real Sociedadi pas golit të tij të mrekullueshëm kundër Anglisë.
23-vjeçari u shfaq në skenë pesë vite më parë pas disa paraqitjeve të shkëlqyera si një adoleshent gjatë kohës së shkurtër të David Moyes në detyrë te klubi në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.
Januzaj, i cili zgjodhi për të përfaqësuar kombëtaren e Belgjikës pavarësisht se kishte të drejtë të zgjedhte Kosovën ose Shqipërinë, nuk arriti të vazhdojë me atë që shfaqi fillimisht dhe kështu humbi pozitën e tij nën udhëheqjen e Louis van Gaalit dhe më pas Jose Mourinhos.Anësori me aftësi të shumta përfundoi një sezon të tmerrshëm si një i huazuar te Borussia Dortmundi dhe më pas një periudhë të shkurtër e shpenzoi edhe në Sunderland ku u ribashkua me trajnerin David Moyes.
Januzaj iu bashkua Real Sociedadin verën e kaluar në një marrëveshje që mund t’i kushtoj eventualisht klubit bask 9.8 milionë funta, megjithëse United insertoi një klauzolë të riblerjes në kontratën e tij.
Pas driblimit të Danny Roses dhe super goditjes në një pozitë të paarritshme nga portieri anglez Jordan Pickford në qoshe, shumë tifozët kanë kërkuar nga Jose Mourinho të sjellin në shtëpi ish lojtarin e tyre./arbresh.info/
https://twitter.com/ThomaszWaKathy/status/1012414463587299328
https://twitter.com/ShirazAq96/status/1012413391506477061
https://twitter.com/zahidsalazar/status/1012414396814057473
https://twitter.com/DarrenDegnan11/status/1012413994827591680
https://twitter.com/KeaMach/status/1012413353883570176
https://twitter.com/zachzoranda/status/1012413135930777600
https://twitter.com/Sbraun88/status/1012412652155482112
https://twitter.com/MatthewLaw/status/1012412421640736768
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...