Kombëtarja e Anglisë nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mbyll kampanjën kualifikuese për kampionatin Evropian ku do të ndeshet me Kosovën.
Anglia tashmë ka zbritur në tokën shqiptare, derisa mikpritja këtu e ka entuziazmuar ekipin anglez.
Trajneri Gareth Southgate ka falënderuar popullin e Kosovës për pritjen e ngrohte që u kanë bërë, derisa ka thënë se kjo pritje nuk ndodh shpesh në vendet tjera.
Menjëherë pas akomodimit në hotelin “Emerald” në Prishtinë, aty janë shfaqur një grup tifozë të Liverpoolit të cilët i kanë uruar mirëseardhje lojtarëve të Liverpoolit që luajnë me Anglinë.
Për fat të keq e ata nuk kanë mundur t’i takojnë idhujt e tyre për faktin se mundësia e afrimit të hoteli ka qenë e pamundur për shkak të sigurisë. /Zeri/
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...