Xherdan Shaqiri ishte një lojtar i shkëlqyer te Zvicra në disfatën e tyre ndaj Anglisë, por a do të jetë kosovari startues këtë viekend për herë të parë në Premierë Ligë si lojtar i Liverpoolit?
Tifozët e Liverpoolit nuk kanë parë mjaftueshëm atë që Shaqiri mund të bëjë që pas transferimit prej 13 milionë funta nga Stoke City në merkaton verore, transmeton portali arbresh.info.
Ish anësori i Bayern Munichut dhe Interit ka luajtur vetëm 27 minuta futboll gjatë katër ndeshjeve të para të Liverpoolit në Premierë Ligë. Por, paraqitjet e tij impresive gjatë detyrës me skuadrën kombëtare sugjerojnë se ai mund të jetë një opsion shumë i dobishëm për trajnerin Jurgen Klopp.
Shaqiri shkëlqeu në fitoren tronditëse 6 me 0 ndaj Islandës të shtunën duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë dhe duke krijuar shanse të panumërta për bashkëlojtarët e tij të Zvicrës.
26-vjeçari ishte gjithashtu lojtari më kërcënues ndaj Anglisë në stadiumin King Power mbrëmjen e kaluar. Por, Anglia siguroi fitore minimale me rezultat 1 me 0 falë golit në pjesën e dytë nga Marcus Rashford.
Forma e mrekullueshme e Shaqirit për kombëtaren e tij mund t’i shkaktoj dhimbje trajnerit të Liverpoolit para super ndeshjes këtë vikend ndaj Tottenhamit./arbresh.info/
Shikoni reagimet e tifozëve në rrjete sociale:
https://twitter.com/IsMiseShane/status/1039605743253643266
https://twitter.com/Taytaayxx/status/1039573123442589696
https://twitter.com/Danny_Brit_Boy/status/1039625749064568832
https://twitter.com/krisowen91/status/1039718198499794944
https://twitter.com/LFCZA/status/1039411445040078848
https://twitter.com/Jassisidhu/status/1039613577592754177
Hamza planifikon ta themelojë Bursën e Kosovës
Policia arreston tre persona në Argjentinë që mund të kenë l...
Biden u bënë thirrje amerikanëve për qetësi dhe unitet
Yjet e njohur të Hollywood që u zotuan se do të largohen nga...
Përurohet çerdhja në Muzeqinë të Shtimës
Rezi pyetet nëse ndihet i lodhur nga loja e tij?