Tifozët e Liverpoolit kanë raportuar se janë keq trajtuar nga policia spanjolle para ndeshjes me Sevillan në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Tashmë, klubi anglez ka nisur hetimet për të kuptuar se a janë të vërteta këto raportime nga tifozët se janë keqtrajtuar nga policia dhe se iu ishte mohuar hyrja në stadium, transmeton arbresh.info.
Liverpooli barazoi me Sevillan 3 me 3.
Sektori për tifozët e Liverpoolit nuk ishte i mbushur nga minuta e parë pasi hyrja në stadium ishte ngadalësuar dhe disa tifozë nuk ishin lejuar të futen.
Sipas këtyre raportimeve, tifozëve iu ishte thënë të ulen në çdo ulëse se sa në ato që kishin rezervuar.
Këto sulme të raportuar nga tifozët anglez nuk janë të konfirmuara ende.
Rreth këtyre raportimeve ka folur zëdhënësi zyrtar i Liverpoolit.
“Pas raportimeve dhe fakteve se tifozët e Liverpoolit janë keqtrajtuar para fillimit të ndeshjes në Sevilla nga anëtarët e sigurimit dhe policisë lokale ne do të fillojmë një hetim. Siguria e tifozëve tanë është gjëja primare dhe ne dëshirojmë të mbledhim të gjitha faktet relevante para se ta dalim me ndonjë komunikatë tjetër”, tha zëdhënësi i Liverpoolit.
Ndërsa një tifoz i Liverpoolit ka qenë dëshmitar kur një grua është goditur në fytyrë.
“Ata ia hodhën flamurin në fytyrë dhe e goditën atë”, tha një tifoz i gjigantit anglez.
UEFA ka konfirmuar disa nga këto eksperienca të tifozëve të Liverpoolit.
Liverpooli ishte në epërsi prej 0 me 3 në pjesë të parë por skuadra e Sevillas arriti të bëj një kthesë sensacionale duke barazuar rezultatin në 3 me 3.
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...